Trafikoi në Shqipëri një automjet të vjedhur në Poloni, arrestohet 27-vjeçari

Trafikoi në Shqipëri një automjet të vjedhur në Poloni, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar K. K., pasi trafikoi në Shqipëri, një automjet tip “Audi Q3”, të vjedhur në Poloni.

Po ashtu procedohen penalisht 33-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se kishte porositur këtë automjet, dhe 67-vjeçari që e mbante atë, në oborrin e banesës.

Njoftimi: Lezhë/Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, si rezultat i sigurimit të inteligjencës policore dhe kontrolleve të befasishme, për goditjen e paligjshmërive, në të gjitha format e shfaqjes.

Trafikoi në Shqipëri, një automjet tip “Audi Q3”, të vjedhur në Poloni, arrestohet 27-vjeçari.

Procedohen penalisht 33-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se kishte porositur këtë automjet, dhe 67-vjeçari që e mbante atë, në oborrin e banesës.

Sekuestrohet automjeti tip “Audi Q3”.

Pas sigurimit të informacioneve nga inteligjenca policore, se disa shtetas ishin implikuar në një rast të trafikimit në Shqipëri, të një automjeti të vjedhur, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Lezhë organizuan punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit përgjegjës.

Si rezultat, u arrestua shtetasi K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. L., 33 vjeç dhe F. Gj., 67 vjeç, të dy banues në Mirditë.

Nga hetimet dyshohet se 27-vjeçari ka trafikuar në Shqipëri, një automjet tip “Audi Q3” që rezulton i vjedhur në Poloni. Gjithashtu, dyshohet se porositësi i automjetit ka qenë shtetasi I. L. Në vijim, në oborrin e banesës së shtetasit F. Gj., u gjet automjeti tip “Audi Q3”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga shërbimet e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy