Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 35-vjeçar të shpallur në kërkim per veprën penale të vjedhjes. Sipas burimeve nga uniformat blu, mësohet se në pranga është vënë shtetasi Edison Mjeshtri, banues në Cërrik, i cili dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura gjatë kohëve të fundit.
Arrestimi i tij është bërë gjatë një aksioni të policisë orët e para të mëngjesit të sotëm në Cërrik, ndërsa prej kohësh qëndronte në arrati.
Kohët e fundit, uniformat blu kanë ndërmarrë disa aksione në qytete të ndryshme në vendin tonë, me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.



