Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike në Gramsh

Arrestohet 63-vjeçari, në kërkim djali i tij për kultivim bimësh narkotike në Gramsh

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë finalizuar operacionin "Survejimi", pas një hetimi njëmujor kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Myrtezan Hoxha, 63 vjeç, i cili u kap duke kujdesur për 35 bimë narkotike të kultivuara në pyllin e fshatit Grazhdan. 

Gjatë kontrollit të banesës së tij, autoritetet gjetën pa leje dy armë gjahu, dy radio që përdoren nga policia dhe 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në lidhje me këtë ngjarje, është shpallur në kërkim djali i tij, A.H., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike. Policia ka intensifikuar punën për kapjen e tij.

Bimët narkotike u asgjësuan, ndërsa armët, radiot dhe municioni u sekuestruan nga autoritetet. 

Materialet e çështjes u referuan në Prokurorinë e Elbasanit për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Policia vijon luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe aktiviteteve kriminale në zonën e Gramshit, duke angazhuar të gjitha resurset për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy