Një pallat 12 katësh që ndodhet pranë Gjykatës së Elbasanit, është përfshirë nga flakët pak minuta më parë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrëfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Sipas informacioneve paraprak, zjarri ka rënë në katin përdhes të pallatit, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Si pasojë e flakëve janë evakuuar të gjithë banorët e pallatit 12 katësh, ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se janë djegur dy makina që ishin parkuar në bodrum.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Kongresi i Elbasanit” në bodrumin e një pallati ka rënë zjarr dhe janë djegur disa materiale të një biznesi në pronësi të shtetasit D. Ç., dhe nuk ka probleme në jetën e banorëve.
Nga hetimi parapra dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses si dhe forcat e policisë për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.



