
Mjekja 36-vjeçare nga qyteti i Lushnjës është shoqëruar në polici dhe është marrë në pyetje lidhur me lëshimin e certifikatave të vaksinimit kundrejt përfitimit monetar, pa e bërë vaksinën. Rasti u denoncuar ditën e djeshme në një emision investigativ.
Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht shtetasen E. N., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.



