Arrestohet 50-vjeçari në Krujë, dhunonte gruan dhe iu gjet lëndë narkotike në banesë

Arrestohet 50-vjeçari në Krujë, dhunonte gruan dhe iu gjet lëndë narkotike në banesë

Policia e Krujës ka arrestuar një 50-vjeçar me inciale B. A., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Mbi 50-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Dhuna në familje".

Njoftimi i policisë Krujë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Double”.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Krujës, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes. 

Arrestohet në flagrancë 50-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2.4 kg lëndë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar  operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: 

-B. A., 50 vjeç, banues në Halil, Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Dhuna në familje".

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 50-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2.4 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy