Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas biçikletën; plagoset rëndë 66-vjeçari

Aksident në aksin Lezhë-Milot, makina përplas biçikletën; plagoset rëndë 66-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Rrilës.

 

Një automjet tip "Benz", me targa të Kosovës, ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte një 66-vjeçar. 

 

Si pasojë e përplasjes, i moshuari, i identifikuar si Preng Ndreka, banues në Shënkoll, ka mbetur i plagosur rëndë.

 

Fillimisht, Ndreka është transportuar në spitalin e Lezhës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

 

 Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai është dërguar më pas me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy