Lëvizte me pistoletë dhe municione luftarake/ Policia arreston 26-vjeçarin në Durrës

Lëvizte me pistoletë dhe municione luftarake/ Policia arreston 26-vjeçarin në Durrës

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.  

Shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip “Range Rover”, me të cilën shtetasi Enger Muça po qarkullonte.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krehër me 15 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme nga Policia e Durrësit për rastet e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet.

Arrestohet në flagrancë një 26-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin Enger Muça, 26 vjeç, banues në Manzë, Durrës.

Shërbimet e Policisë në aksin rrugor Manëz-Maminas, kanë ndaluar automjetin tip “Range Rover”, me të cilën shtetasi Enger Muça po qarkullonte. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe 2 krëhëra me 15 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy