Të shtënat me armë në Vaun e Dejës për borxhin e pashlyer, vihet në pranga autori i dyshuar

Të shtënat me armë në Vaun e Dejës për borxhin e pashlyer, vihet në pranga autori i dyshuar

Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Melgushë të Vaut të Dejës, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të shtetasit J. M., duke u vënë në pranga autori i dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, se mëngjesin e datës 24.07.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit Jetmir Moriqi, 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar autorin e dyshuar, shtetasin:

Edmir Demiraj, 36 vjeç, banues në fshatin Dobraç.  

Drupal Ad

Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Jetmir Moriqi, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy