Vodhën një shumë parash në një lokal në Sauk, në pranga dy të rinjtë

Vodhën një shumë parash në një lokal në Sauk, në pranga dy të rinjtë

Dy të rinj ranë në prangat e policisë pasi dyshohen si autorë të një vjedhje në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Sauk, ku është vjedhur një shumë parash.

Në njoftim thuhet se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit K. B., 21 vjeç dhe M. B., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në një lokal, në Sauk”.

Ndërkaq, “blutë” arrestuan edhe një 25-vjeçar dhe shpallën në kërkim një 30-vjeçar, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin vodhën një biçikletë dhe tre monopatina.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin policor të koduar ‘Similar’ në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi F. Gj., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 30 vjeç, banues në Kurbin. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve shkurt dhe mars, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë vjedhur 1 biçikletë dhe 3 monopatina, në pronësi të shtetasve të ndryshëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy