Tentoi të vriste me armë zjarri të riun, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Tentoi të vriste me armë zjarri të riun, arrestohet 50-vjeçari në Shkodër

Është zbardhur brenda pak orësh konflikti që ndodhi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri.

Policia ka arrestuar 50-vjeçarin me iniciale M.Ç  i cili për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Njoftimi: Shkodër

Zbardhen brenda pak orësh, rrethanat e konfliktit ndërmjet 2 shtetasve, që ndodhi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri 24-vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas konfliktit ndërmjet shtetasve R. M. dhe M. Ç., që ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e përfshirë në konflikt M. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy