Paraqitet me dokumente false në Rinas, vihet në pranga

Paraqitet me dokumente false në Rinas, vihet në pranga

Një person i cili kishte me vete pasaportë, kartë identiteti dhe leje drejtimi false, është arrestuar në Rinas, në dalje të Shqipërisë.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë konstatuar se shtetasi malazez I. V., në dalje të Shqipërisë, kishte paraqitur në sportel, një pasaportë të dyshuar të falsifikuar.

Gjatë kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale, këtij shtetasi iu gjetën dhe 1 kartë identiteti dhe 1 leje drejtimi me gjenealitetet e një shtetasi tjetër, italian.

Dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa I. V., 42 vjeç u arrestua në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy