Kolumbi/ Goditet grupi i trafikantëve të drogës, mes tyre edhe “Jimmy” nga Lushnja

Kolumbi/ Goditet grupi i trafikantëve të drogës, mes tyre edhe “Jimmy” nga Lushnja

Autoritetet kolumbiane kanë njoftuar shkatërrimin e grupit kriminal “Clan del Golfo”, pas arrestimit të një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në Kolumbi.

Drejtori i policisë së Kolumbisë, Jorge Luis Vargas ka thënë në një deklaratë për mediat vendase se ky kartel shtrihet në mbi 28 shtete të botës, mes tyre edhe Shqipëria. Kreu i këtij rrjeti, Dairo Antonio Usuga u arrestua muajin e kaluar dhe konsiderohej si një prej personave më të kërkuar në Kolumbi.

Sipas Reuters, organizata që ai drejtonte ka aleanca me 5 kartela dhe grupe mafioze ndërkombëtare të cilët së bashku realizojnë trafikimin e 20 tonëve kokainë çdo muaj.

Grupi kriminal “Clan de Golfo” ka lidhje dhe me “lordin” shqiptar të drogës në Kolumbi të arrestuar në muajin korrik të këtij viti, Agim Çerma, nga Lushnja. Këtij të fundit iu kap dhe iu sekuestrua një sasi kokaine që kapte vlerën e 17 milionë eurove. Ai drejtonte një rrjet të strukturuar të trafikut të drogës të cilën e shpëndante në vendet europiane, kryesisht në Bullgari.

Udhëheqësi shqiptar i grupit, i njohur edhe si “Jimmy”, jetonte prej disa vitesh në Barranquilla. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari, ishte emisar i Kartelit Ballkanik dhe investitori kryesor i organizatës.

Misioni i tij ishte të merrte kokainë për ta dërguar atë veçanërisht në Sofje të Bullgarisë. Po kështu, ai kishte nën komandën e tij një kolumbian me pseudonimin “Cardona”, i cili punonte si mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror në Cali. Ndikimi kriminal i organizatës ishte përqendruar në departamentet e Cauca, Valle del Cauca dhe Atlantico, ku niseshin fluturimet “charter”.

Agim Çerma u arrestua në qytetin e Monterias. “Kapja për qëllime ekstradimi të pesë anëtarëve të një organizate kriminale transnacionale kushtuar trafikut të drogës, veçanërisht hidrokloridit të kokainës. Kjo organizatë kriminale drejtohej nga Agim Çerma me kombësi shqiptare, i cili kërkohet nga qeveria e Shteteve të Bashkuara për krimin e trafikut të drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy