
Një i ri i shpallur në kërkim nga policia e Krujës, është vënë në prangat e policisë së pikës së kalimit kufitar të Muriqanit.
Si rezultat i verifikimeve dhe i shkëmbimit të informacioneve me Komisariatin e Policisë Krujë, u kap dhe u ndalua shtetasi S. B., 22 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ky Komisariat, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, nuk është gjetur në banesën e tij, ku duhej të kryente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Krujë.



