
Një 41-vjeçar me inicialet L.R., banues në Tiranë, ra në prangat e policisë pasi u kap me një sasi kokaine në lokal.
Po ashtu u procedua një 43-vjeçar që kishte dijeni për lëndën narkotike, por nuk e kallëzoi krimin.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. R., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të lokalit që administronte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, nisi procedimi penal edhe për shtetasin E. L., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka patur dijeni për lëndën narkotike, po nuk ka kallëzuar krimin”.



