OFL u nis formularin dy të dënuarve për trafik të lëndëve narkotike në Tiranë

OFL u nis formularin dy të dënuarve për trafik të lëndëve narkotike në Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit në Tiranë u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit dy të dënuarve për trafik të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Alfred Beqirin dhe Besim Zenuni, të dy persona me precedent penal të dënuar me vendim gjykate.

OF u ka lënë në dispozicion 48 orë dy shtetasve për të deklaruar burimin e financave të tyre në të kundërt do përballen me forcën e ligjit.

Njoftimi i plotë

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Alfred Beqiri, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Besim Zenuni, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy