Merr flakë shtëpia në Shkodër, ngjarja dyshohet aksidentale

Merr flakë shtëpia në Shkodër, ngjarja dyshohet aksidentale

Një banesë private është shkrumbuar totalisht nga zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gimaj të Njësisë Administrative Shalë, në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa në bashkëpunim me policinë po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes. Nga veprimet paraprake, dyshohet se zjarri të ketë qenë aksidental.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në banesën e shtetasit T. K., në fshatin Gimaj, Shalë, ka rënë zjarr dhe për pasojë është djegur banesa ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht si pasojë e shkëndijës elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy