Elton Tozaj u bë i njohur për opinionin publik, me pjesëmarrjen e tij në show-n “Big Brother” ku edhe pse nuk arriti të fitojë, u bë një person publik.
Por sot ai ka përfunduar sërish në ciklonin mediatik, dhe këtë radhë jo ër pjesëmarrjen e tij në ndonjë reality shoë, por për mashtrim dhe arrestim nga policia.
Uniformat blu kanë zbuluar një skemë mashtrimi me protagonist Toazaj, i cili prezantohej si punonjës i bashkisë apo Ministrisë së Brendshme dhe duke u premtuar njerëzve kredi me norma të buta interesi u zhvaste atyre shuma të konsiderueshme parash.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ish-banori i “BB2”, në të paktën tre raste u ka marrë viktimave të tij nga 300 mijë deri në 650 mijë lekë të reja, pasi i ka mashtruar se do t’i fuste në listën e personave që përfitonin kredi të buta nga bashkia. Këtë ai e bënte edhe duke u paraqitur viktimave formularë apo dokumente që i falsifikonte me firmën e ministrit Saimir Tahiri, ose të titullarëve të tjerë të lartë. Madje, në një rast ai ka mashtruar edhe një biznesmen, të cilit i premtoi se do ta rregullonte që të merrte me qera vilën 31 në zonën e ish-Bllokut, raporton TCH.
Për këtë mashtrim të radhës, Tozaj ka marrë një shumë prej 7 mijë dollarësh dhe 5 mijë eurosh, ndërsa çimimi i qerasë do të ishte 3 dollarë për m2. Por duket se këto mashtrime ishin kthyer në një mani për të pandehurin pasi vite më parë ai kishte qenë sërish i dënuar për të njëjtën akzuë, pasi mashtronte personat e interesuar për t’u pajisur me dëshminë e taksistit dhe u merrte atyre shuma që varionin nga 30 mijë deri në 50 mijë lekë të reja.
Tashmë, Elton Tozaj, rrezikon një dënim deri në 8 vjet burg për mashtrime ndaj disa personave dhe falsifikim dokumentesh.



