Dhunimi i kenianes, Nazarko: Kazinotë shoqërohen me sekrete dhe maskarallëqe, mund të fshihet grup kriminal

Dhunimi i kenianes, Nazarko: Kazinotë shoqërohen me sekrete dhe maskarallëqe, mund të fshihet grup kriminal

Analisti Shpëtim Nazarko për dhunimin e 22-vjeçares keniane e cila punonte në kazino dhe që prej mesit të gushtit lëndon në spital, ngre si shqetësim mospërfilljen.

Ndërsa mungesën e njoftimit nga policia prej tre muajsh, e justifikoi me faktin se mund të jetë duke e hetuar ngjarjen.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se sheh më shqetësues mosreagimin nga mekanizmat e tjerë që merren me raste të tilla, ku një qytetar me shtetësi të huaj gjendet i pambrojtur.

Spitalet tona nuk kanë asnjë kusht të mrekullueshëm. Plus dhuna, gjendesh dhe në një spital ku mungojnë ilaçet dhe kujdesi njerëzor, kjo e shumëfishon dramën.

Fakti që ka 3 muaj dhe në këto 3 muaj personi ka qenë në spital, tregon që i ka ikur tensionit të policisë, të paktën në lidhje me gjendjen e saj fizike.

Nëse sot në Tiranë ndodhin 10-15 incidente në ditë. Në kazino është problem shumë i madh dhe ndoshta pranë saj mund të fshihet një gjë që policia nuk e tregon tani se mund të jetë një grup i strukturuar kriminal, kazinotë shoqërohen nga sekrete dhe maskarallëqe të ndryshme.

Duhen ndarë dy gjëra, nëse historia lidhet me kazinonë, problemi bëhet më i ndjeshëm, se kazinoja është burimi i mijëra dramave dhe burimi i së keqes.

Pas 3 muajsh ngjarja rëndohet dhe nga pjesa e dytë e tablosë, një qytetar i huaj pa mbrojtje. Duhet të merren jo vetëm institucionet tona, por ato bamirëse.

Është një kombinim faktorësh, që me që ngjarjet janë në kazino, janë objekt special për policinë, që mund të mbajë dhe sekrete profesionale.

Në kazino mund të zhvillohen drama të brendshme që asnjë njeri nuk i di, kazinoja e lidhur me rrjete të tjera. Se ne nuk shkëlqejmë.

Nëse nuk është hetim i posaçëm i policisë, një njeri i pambrojtur në spitalet tona dhe shtetas i huaj, pa mbrojtje në të gjithë drejtimet.

Nëse kamerat nuk ekzistojnë afër një kazinoje që është burim tensionesh që çojë në krime.

Sipas policisë komisariatit nr.1 ka regjistruar në Prokurori ngjarjen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ta përcaktosh dikë plagosje me dashje, mund të dish diçka më tepër për aktorët.

Se kur flitet “Plagosje e rëndë me dashje”, ata që kanë bërë këtë diagnozë dinë diçka më shumë se ne. Dinë diçka që nuk njihet.

Në kazino është rrethuar me kamera në të gjitha anët, se del njëri do vras veten apo njeri, se ka humbur paratë e shtëpisë dhe mund të jetë çmendur. Kazinotë ruhen më shumë se bankat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy