
Policia e Elbasanit arrestoi një 45-vjeçar këtë të enjte, që ishte i shpallur në kërkim.
Kelmend Kruja kërkohej nga autoritetet sepse në ditë të ndryshme ka mashtruar dy persona dhe iu ka marrë makinat tip “Golf” dhe “Benz”.
Gjithashtu, ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 3 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Kelmend Kruja, 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 31.08.2021, në lagjen nr.13, Durrës, me anë të mashtrimit i ka marë automjetin tip “Golf”, shtetasit H. S., dhe nuk ja ka kthyer më.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim dhe nga DVP Korçë, pasi më datë 09.06.2021, i ka marë me anë të mashtrimit, automjetin tip “Benz”, shtetasit F. Q., dhe nuk ja ka kthyer më. Gjithashtu, shtetasi Kelmend Kruja, është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me 3 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.



