Përshtatën lokalin për përdorim dhe shitje droge dhe lojëra fati, 4 të arrestuar në Lezhë

Përshtatën lokalin për përdorim dhe shitje droge dhe lojëra fati, 4 të arrestuar në Lezhë

Zbulohet një lokal dhe një dyqan në fshatin Sanxhak të Lezhës, i përshtatur për konsumim dhe shitje drogash, si dhe për ushtrim të lojërave të fatit me kompjuterë.

Gjatë operacionit “Ambientet”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, pas kontrollit të kryer në lokalin në Sanxhak, u arrestuan në flagrancë katër persona.

Në pranga përfundoi pronari i ambientit, shtetasi V. R., 26 vjeç, prindërit e tij, shtetasit Gj. R., 67 vjeç, dhe M. R., 63 vjeçe, si dhe kamerieri, shtetasi R. I., 26 vjeç, të gjithë banues në këtë fshat.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas e kishin përshtatur lokalin dhe dyqanin për konsumim dhe shitje të drogave. Gjithashtu, kishin instaluar kompjuterë për lojëra fati.

Drupal Ad

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 25 vjeç, sepse u kap duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e këtij lokali.

Nga ana e uniformave blu u sekuestruan 30 doza të lëndës narkotike “Cookies”, e dyshuar e sjellë nga Amerika Latine.

Gjithashtu u sekuestruan rreth 2 kg lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e ndarë në mijëra doza, 2 peshore elektronike, 3 kompjuterë, 3 celularë, disa fishekë, një shumë parash në lekë dhe në euro dhe 6 ora dore të dyshuara të vjedhura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy