U kapën me doza kokainë dhe thikë/ Arrestohen dy pasagjerë, procedohet shoferi i automjetit

U kapën me doza kokainë dhe thikë/ Arrestohen dy pasagjerë, procedohet shoferi i automjetit

Dy pasagjerë u arrestuan nga policia, ndërsa u procedua në gjendje të lirë drejtuesi i automjetit, pasi qarkullonin me doza kokaine dhe thikë në automjet.

“Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, shtetasve I. H. dhe A. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, kokainë e heroinë, 3 aparate celulare, 1 tablet dhe mjeti prerës (thikë)”, thuhet në njoftim.

 

NJOFTIMI

Finalizohet nga seksionet për Hetimin e Narkotikëve dhe për Hetimin e Krimeve, në DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Along". Qarkullonin me doza lëndësh narkotike dhe me mjet prerës (thikë), në automjet, vihen në pranga 2 pasagjerët, procedohet në gjendje të lirë drejtuesi i automjetit. Sekuestrohen doza lëndësh të dyshuara narkotike kanabis, kokainë e heroinë, 3 aparate celulare dhe mjeti prerës (thikë).

Shërbimet e Policisë në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Along", si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", shtetasit:

-I. H., 30 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, banues në Durrës dhe Tiranë.  Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 34-vjeçari, shtetasve I. H. dhe A. B. iu gjetën dhe iu sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, kokainë e heroinë, 3 aparate celulare, 1 tablet dhe mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy