Theu masën e sigurisë dhe dhunoi nënën, arrestohet 29-vjeçari vlonjat

Theu masën e sigurisë dhe dhunoi nënën, arrestohet 29-vjeçari vlonjat

Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi akuzohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Në pranga është vënë shtetasi E. M., banues në Vlorë, ndërsa ndaj tij rëndon edhe akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.              

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dalë nga banesa duke shkelur masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij”, njoftoi policia. 

Ndërkohë, policia e Vlorës njoftoi edhe për arrestimin e një tjetër shtetasi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. J., 41 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy