
Një ngjarje tragjike është regjistruar dje në fshatin Bardhaj, ku një 55-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij me armë gjahu.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shkodrës, ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit L. D., i cili dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që e posedonte me leje.
Autoritetet njoftojnë se po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



