Apeli lë në burg prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

Apeli lë në burg prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

Gjykata e Apelit, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin e Sarandës, Sali Hasa dhe katër të tjerët.

Ndaj Hasёs u kёrkua procedim penal pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar, për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike.

Përveç Hasës, në pranga janë vënë edhe pesë persona të tjerë me akuzën e korrupsionit, përcaktimi i rezultateve në garat sportive si dhe ekspertim i rremë.

Përkatësisht bëhet fjalë për Qerim Ruçin, arbitër i ndeshjeve të futbollit. Ruçi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”.

Bledar Hajredini, zyrtar i klubit sportiv SHS “Përmeti” akuzohet për “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”.

Julian Zera dhe Emiljano Mirani akuzohen për “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Hetimet treguan se Hasa ka pushuar akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi ka marrë një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa që po hetohet nën masën e arrestit shtëpiak.

Një rast tjetër është ai i oficerit të Policisë Gjyqësore, Napolon Hodaj, që dyshohet se në bashkëpunim me ish-ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica kanë ndikuar për t’i lehtësuar akuzën një të arrestuari për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

Më 19 qershor, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi prokurorin Hasa.

SPAK-u, më herët, deklaroi se hetimet për këtë grup të strukturuar kriminal kanë nisur që në vitin 2020.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy