Roskovec, dy persona zbresin nga makina dhe godasin një të ri

Roskovec, dy persona zbresin nga makina dhe godasin një të ri

Një incident është shënuar në Roskovec në orën 14:00, në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi T. C., 31 vjeç, banues në Suk 1, i cili kallëzon se në fshatin Suk 1, nga dy automjete kanë zbritur disa persona dhe e kanë goditur me pëllëmbë në kokë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë njoftuar menjëherë prokurorin e gatshëm. Shtetasit T. C., po i merret kallëzimi i plotë për këtë rast.

Gjithashtu, shërbimet e policisë kanë shoqëruar në Komisariat, dy autorë të dyshuar, shtetasit H. S., 42 vjeç dhe K. C., 49 vjeç, të dy banues në Roskovec, të cilëve po u merret dëshmia në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Po punohet për shoqërimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy