I kërkuari për drogë i fshihet policisë, kapet nga “Running” në Fier

I kërkuari për drogë i fshihet policisë, kapet nga “Running” në Fier

Një person i shpallur në kërkim për drogë, është vënë në prangat e policisë së Fierit, gjatë operacionit të koduar “Running”.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Fierit, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Running”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Besmir Sopi, 30 vjeç, banues në Zhupan, Fier.   

30-vjeçari pasi ka parë forcat e policisë, ka tentuar të largohet duke u fshehur në një zonë me bimësi të dendur, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e policisë.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 12 prill 2021, e ka dënuar me 3 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Në datën 29 shtator 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij Sopit, në Zhupan, policia gjeti dhe sekuestroi 3 kilogramë kanabis sativa, gati për shitje.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy