Ekzekutimi i shqiptarit në Mal të Zi/ Hoxha: Së shpejti informacione për lidhjet e pjesëtarëve të Shqipërisë dhe luftës mes dy bandave malazeze

Ekzekutimi i shqiptarit në Mal të Zi/ Hoxha: Së shpejti informacione për lidhjet e pjesëtarëve të Shqipërisë dhe luftës mes dy bandave malazeze

Edmond Mustafa është shqiptari me origjinë nga veriu i Shqipërisë me pasaportë të Malit të Zi, që u vra të martën në Tivar, thotë gazetari invstigativ Artan Hoxha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, Hoxha tha se Mustafa konsiderohej si pjesëtar i klanit të Tivarit që udhëhiqej nga Alan Kozharini tashmë i vdekur, i cili gjatë luftës së klaneve malazeze u bashkua me klanin Skaljar.

Ngjarja e fundit qe ka ndodhur të martën në Tivar, bëhet fjale për shqiptarin me origjinë nga veriu i Shqipërisë me pasaportë të Malit të Zi, i cili prej 9 vitesh është pjesë e grupit Skaljan në Mal të Zi. Ky është një grup me përmasa të mëdha, grupe kriminale me histori të gjatë, të shtrirë në përmasa jo vetëm në Evropë por edhe ne Amerikën Latine.

Ky ka qene pjese e Skaljarit, dhe që kur ishte 20 vjeç nuk e kane vrarë dot,

Mustafa prej vitesh në rrjetet sociale ka bërë të ditur se e di kush ka porositur dhe kryer 11 vrasje, në të cilat ka pohuar se ka marrë pjesë edhe vetë. Edhe pse i penduar, autoritetet malazeze nuk i kanë ofruar mbrojtje dhe sikur ti ofronin mbrojtje, do ti ndihmonin në zbardhjen e vrasjeve që kanë ndodhur dhe që ai ka qenë i përfshirë.

Jemi ende shumë shpejt dhe në ditët në vazhdim do të dalin informacione të reja që do dalin kryesisht për lidhjet e shqiptarëve të Shqipërisë dhe luftës që po zhvillohet mes dy bandave në Mal të Ziu.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy