Mirditë/ Kanosën me armë zjarri dhe dhunuan pronarin e një karburanti, autorët në kërkim

Mirditë/ Kanosën me armë zjarri dhe dhunuan pronarin e një karburanti, autorët në kërkim

Dy të rinj janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se kanosën me armë zjarri, pronarin e një karburanti, pasi e dhunuan në ambientet e biznesit të tij për motive të dobëta.

Pas kallëzimit të një 49-vjeçari, se në ambientet e karburantit që kishte në pronësi, në Mirditë, ishte dhunuar dhe kanosur me armë zjarri, nga 2 shtetas të cilët kishin refuzuar të paguanin për furnizimin e automjetit të tyre me karburant, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit Kristjan Marku alias Kristjan Bushaj, 29 vjeç dhe Aleksandër Senaj, 28 vjeç, ky i fundit, aktualisht në kërkim nga Policia e Tiranës, për një tentativë për vrasje.

Me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve, po kryhen kontrolle intensive, si dhe po hetohet për të përcaktuar itinerarin e lëvizjes së automjetit të këtyre 2 shtetasve, pas largimit nga karburanti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy