Ekzekutohet ministri i mjedisit në Republikën Dominikane në zyrën e tij

Ekzekutohet ministri i mjedisit në Republikën Dominikane në zyrën e tij

 Ministri i mjedisit dhe burimeve natyrore i Republikës Dominikane është qëlluar dhe vrarë në zyrë nga shoku i tij, shkruan theGuardian.  

Orlando Jorge Mera, 55 vjeç, ishte duke mbajtur një takim në momentin e sulmit, kur miku e tij e qëlloi për vdekje. Një zëdhënës presidencial e identifikoi sulmuesin si Miguel Cruz, duke e përshkruar atë si një shok fëmijërie të ministrit. Ai tani ndodhet në paraburgim, ndërsa motivi i të shtënave mbetet i paqartë.

Familja e Jorge Mera tha se ai ishte qëlluar disa herë nga një burrë me të cilin ishte shok që nga fëmijëria.

“Familja jonë e fal personin që e bëri këtë. Një nga trashëgimitë më të mëdha të Orlandos ishte të mos mbante mëri,” deklaruan ata.

Jorge Mera kishte shërbyer në administratën e Presidentit aktual Luis Abinader që kur ai erdhi në pushtet në korrik 2020.

Presidenti Abinader shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen e Jorge Mera dhe tha se ndjente keqardhje të thellë për vdekjen e mikut të tij të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy