I përfshirë në shitje droge, “Tempulli 2” vë në pranga një person në Muriqan

I përfshirë në shitje droge, “Tempulli 2” vë në pranga një person në Muriqan

Shkon në 25 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli 2” në Elbasan.

Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Policisë kufitare të PKK Muriqan, kapet në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria dhe vihet në pranga një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2”, për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, u kap dhe u ndalua shtetasi E. T., 27 vjeç, banues në Gramsh.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi nga hetimet e zhvilluara në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dyshohet se është implikuar në veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy