Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit të aksidentuar në Kroaci

Një muaj paraburgim për shoferin e autobusit të aksidentuar në Kroaci

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 40 të tjerë, i është caktuar sot një muaj paraburgim nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Qarkut të Slavonski Brod.

Ngasësi i autobusit nga agjencioni “Deva Tours”, gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit u mbrojt në heshtje.

Pas marrjes në pyetje, Zëvendësi i Avokatit të Shtetit të Qarkut Franjo Kopunić tha se ata kishin kërkuar paraburgim për të, kërkesë e cila u miratua sot nga Gjykata, raporton gazeta kroate Index.hr.

Ashtu siç kishte deklaruar dhe vetë shoferi, raportohet se ky aksident ka ardhur si pasojë e lodhjes së shoferit të autobusit.

Ndër të tjera thuhet se ekziston edhe dyshimi se i dyshuari 52 vjeçar “po ngiste autobusin në korsinë jugore të të autostradës A3 afër Sibinj rreth orës 06:15 të 25 korrikut, në kundërshtim me Trafikun Rrugor Akti i Sigurisë. Pamundësia për të drejtuar automjetin në mënyrë të sigurt në një distancë të mjaftueshme nga buza e djathtë e rrugës, kështu që ai u kthye në të djathtë mbi zonën me bar në anën jugore”.

Shoferi i autobusit nga Kosova i është dorëzuar mbikëqyrësit të kujdestarisë së Departamentit të Policisë “Brodsko Posavska”, shkruajnë mediat kroate.

Deri në momentin e dorëzimit në Prokurori, i dyshuari ndodhej në ndalim policor deri sa procedura për arrestimin e tij u zyrtarizua gjatë dërgimit për marrje në pyetje nga zëvendësprokurori i Qarkut.

Autobusi u përplas dhe u përmbys në anën e djathtë, ku humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan duke u shkaktuar dëmtime të rënda ose të lehta trupore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy