Mbi 49 milionë të infektuar me Covid-19 në mbarë botën

Mbi 49 milionë të infektuar me Covid-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 49 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Në total 49 088 415 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 9 926 637 raste deri më tani.

Pas SHBA-së renditen India (8 411 724), Brazili (5 614 258), Rusia (1 733 440), Franca (1 601 367), Spanja (1 365 895), Argjentina (1 217 028), Britania (1 123 197), Kolumbia (1 117 977) dhe Meksika (949 197).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,24 milionë persona, kurse mbi 35,2 milionë janë shëruar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy