Zbardhen detaje të reja nga hetimet për vetëflijimin e 41-vjeçares Bedrie Loka në Durrës.
Burime bëjnë me dije se në datë 3 janar kur 41-vjeçarja ndërroi jetë në spital, para dorëzimit të trupit të saj familjarëve, jashtë morgut të QSUT ka ndodhur një konflikt mes vëllezërve të Bedrie Lokës dhe dhëndrit të tyre, Xhemal Lokës.
Vëllezërit donin ta merrnin trupin e së ndjerës dhe ta varrosnin vetë, pasi që në momentet e para ata dyshonin se përgjegjës që e çoi të motrën e tyre drejt vetëvrasjes ishte Xhemal Loka.
Madje konflikti verbal u përshkallëzua drejt përplasjes fizike, por edhe pas gjithë këtij sherri Bedria u varros nga familja e burrit të saj.
Por, dy ditë pas ngjarjes vëllezërit e Bedrijes shkuan në polici dhe deklaruan se e motra e tyre është vrarë nga dhuna fizike dhe psikologjike e bashkëshortit dhe familjarëve të tij duke e çuar në vetëvrasje.
Kjo dëshmi e vëllezërve hapi pistën e re të hetimeve dhe u zbardh ngjarja.



