Dhunimi i të miturës në kopsht/ Procedohen penalisht dy punonjës policie

Dhunimi i të miturës në kopsht/ Procedohen penalisht dy punonjës policie

Dy punonjës policie janë proceduar penalisht për "shpërdorim detyre" lidhur me rastin e dhunës ndaj të miturës në ambientet e kopshtit “Stinët”. 

Dyshohet se ata nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës

Ndërkaq, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetim administrativ për 3 oficerë policie. 

 

NJOFTIMI 

Në vijim të verifikimit për veprimet apo mosveprimet e punonjësve të Policisë së Shtetit, lidhur me hetimet për rastin e të miturës tek Kopështi 'Stinët' në Tiranë, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë (AMP) ka referuar për vlerësim në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, materialet procedurale në ngarkim të dy punonjësve të Komisariatit Nr. 1, për "Shpërdorim detyre".
Të proceduar janë oficerët:
- Nënkomisar Y. Ç., me detyrë Shef Seksioni për Hetimin e Krimeve;
- Nënkomisar B.R., specialist për Hetimin e Krimeve, në këtë Komisariat.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera pas denoncimit në Polici dhe publikimit në emisionin investigativ “Stop”, ka dyshime se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit “Stinët” në datë 1 nëntor.
Ndërkohë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale për 3 oficerë policie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy