Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në hyrje të qytetit të Vlorës.
Një automjet i llojit Benz me katër vajza në brendësi të tij është përplasur me bordurat anësore të rrugës si dhe tabelat informuese.

Mjeti po vinte me shpejtësi nga autostrada Levan Vlorë teksa tek rrethrrotullimi në hyrje të qytetit nuk ka ndalur në kohë.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre pasagjeret e mjetit.
Një prej tyre ka dëmtime të shumta në kokë, një tjetër ka probleme me frymarrjen si rrjedhojë e dëmtimeve në mushkri teksa pasagjerja e tretë ka dëmtime në fytyrë dhe gjymtyrë.
Drejtuesja e mjetit ka marr plagë të lehta teksa është shoqëruar për tu pyetur në komisariatin e Vlorës. Në vendngjarje edhe sot duken gjurmët e freskëta të aksidentit.
Pjesë makine dhe xhama të thyer vihen re ngado.
Të katërt vajzat raportohen fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën teksa plagët e marra në trup për tre prej tyre janë ende të konsiderueshme.



