U zunë për pronën dhe plagosën me armë kushëririn e tyre, në kërkim dy vëllezër në Kukës

U zunë për pronën dhe plagosën me armë kushëririn e tyre, në kërkim dy vëllezër në Kukës

U konfliktuan për motive pronësie dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri në këmbë kushëririn e tyre, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 autorët e dyshuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtiqen, ku dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, shtetasit Xh. M. dhe A. M. (vëllezër) kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy