
Raportohet se një minator është plagosur ditën e sotme në minierën e kromit në Bulqizë.
Për shkak të plagëve që ka marrë në këmbë, minatori 50-vjeçar është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Bulqizë /informacion paraprak Rreth orës 11.00, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi Sh.K., 50 vjeç, i cili gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar jashtë rrezikut për jetën duke u lënduar në këmbë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.



