
Aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin Lezhë- Manati.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në rrugën “Lalmi i Ri”, ku automjeti me drejtues shtetasin T. Gj., rreth 60 vjeç, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



