Përvetësoi shuma parash përmes mashtrimit, ndalohet 34-vjeçari

Përvetësoi shuma parash përmes mashtrimit, ndalohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar me inicialet S.K., u ndalua pasi përvetësoi shuma të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit.

Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi por 34-vjeçari nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre dhe ka devijuar rrugën duke rënë në lumin Lana.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimeve të marra se një shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përballë përgjegjësisë ligjore dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Përsëritësi".

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi S. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Mashtrimi" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 143/2 dhe 236 të Kodit Penal.  Ky shtetas dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shuma të ndryshme parash nga disa shtetas. Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi por 34-vjeçari nuk është bindur ndaj urdhrave të tyre dhe ka devijuar rrugën duke rënë në lumin Lana”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy