KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Kujtim Vraniçi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Kujtim Vraniçi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Kujtim Vraniçin.

Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pine, në përfundim të procesit rivlerësimit të figurës, pasurisë dhe profesionalizmit të gjyqtarit të Tiranës, Vraniçi, vendosën konfirmimin e tij në detyrë.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për gjetjet në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, në të cilat Komisioni nuk konstatoi probleme domethënëse.

Për pastërtinë e figurës Vraniçi mori vlerësim pozitiv.

Kujtim Vraniçi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ku punoi gjatë viteve 2003-2013.

Në vitin 2014, ai u emërua inspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërsa në vitin 2016 u emërua gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, ku vazhdon ta ushtrojë funksionin edhe aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy