
Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Repeater”, ka zbardhur disa raste të vjedhjes, duke vënë në pranga autorin e dyshuar.
Efektivët e komisariatit të policisë Nr.5, vunë në pranga 24-vjeçarin I. I., banues në Bathore, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu është autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonën e Bathores dhe të Paskuqanit, konkretisht:
-Më datë 31.01.2022, në rrugën “Demokracia”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit P. B.;
-Më datë 07.04.2022, në Bathore, dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike në biznesin në pronësi të shtetasit A. S. Gjithashtu, në datën 09.04.2022, dyshohet se ka tentuar të vjedhë po në këtë biznes. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Ndaj të dyshuarit, materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



