Aksident me vdekje në aksin Fier-Vlorë

Aksident me vdekje në aksin Fier-Vlorë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Novoselë ne autostradën Fier - Vlorë.

 

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po tentonte të kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet. Për shkak të goditjes së fortë, ai ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një person endacak, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

 

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e përgjegjësive lidhur me ngjarjen.

 

Hetimet për rastin vijojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy