
Sindikata e pedagogëve ka njoftuar sot se do të dalin në protestë më 5 tetor, teksa ju kanë bërë thirrje stafeve akademike për bashkim.
Në një dalje për mediat pedagogët thanë se po ushtrohet presion direkt dhe indirekt ndaj kolegëve të tyre për mos të marrë pjesë në protesta.
Nuk po kërkojmë vetëm rritje pagash, pasi misioni ynë nuk ka njësi matëse. Ftojmë të gjithë kolegët tanë në të gjitha rrethet, këtu në 5 tetor në orën 11:00. Le ta bëjmë këtë godinë qëndresë. Drejtues të institucioneve ju bëjmë thirrje: Qëndroni në lartësinë e detyrës, mos intimidoni.
Ata theksuan do të qëndrojnë të fortë deri në plotësimin e kërkesave.
“Bojkoti është një nga mënyrat që do të aplikohet”, tha përfaqësuesi i sindikatës.
Pedagogët kanë zhvilluar një takim me ministres e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi, lidhur me disa kërkesa të tyre, një nga to është ajo e pagave.



