Vjedh në të njëjtën ditë tre banesa në Golem, vihet në pranga

Vjedh në të njëjtën ditë tre banesa në Golem, vihet në pranga

Një person është vënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi vodhi në të njëjtën ditë, shuma parash në tre banesa.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe intensive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e disa vjedhjeve të kryera në Golem, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Ben Sula, 47 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga hetimet rezultoi se më datë 24.12.2023, ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, 3 ora dore, 2 metër fitil zjarrpërcjellës dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura, si dhe doreza, kapuç, gërshërë, automjet dhe veshje që dyshohet se përdoreshin nga shtetasi Ben Sula, gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Po hetohet për të provuar ligjërisht vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 47-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy