Kakavijë/ Tentuan të trafikonin 91 kg kanabis drejt Greqisë me furgon, arrestohet çifti nga Tirana

Kakavijë/ Tentuan të trafikonin 91 kg kanabis drejt Greqisë me furgon, arrestohet çifti nga Tirana

Një tentativë për trafikimin e një sasie të madhe lëndësh narkotike drejt shtetit grek është goditur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. Gjatë operacionit të koduar “Risku 1”, autoritetet policore kanë sekuestruar rreth 91 kilogramë kanabis sativa dhe kanë vënë në pranga dy persona.

 

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, përzgjodhën për kontroll të detajuar në skaner dhe më pas në vijën e dytë (në dalje të Republikës së Shqipërisë) një automjet tip furgon.

 

Nga kontrolli i imtësishëm dhe përdorimi i mjeteve logjistike bashkëkohore, policia zbuloi një vend të përshtatur posaçërisht në dyshemenë e furgonit, poshtë shtresës së saj. Brenda këtij modifikimi u gjetën të fshehura 88 pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit Klejdi Agalliu 28 vjeç dhe Bukurije Agalliu 25 vjeçe për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike". Të dy të arrestuarit rezultojnë të jenë bashkëshortë me njëri-tjetrin. Në cilësinë e provës materiale, përveç sasisë prej 91 kg drogë, u sekuestrua edhe furgoni që shërbente për transportin e saj.

 

Strukturat e DVP Gjirokastër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, po vijojnë veprimet e thelluara hetimore në bashkëpunim me drejtoritë e tjera të policisë, me qëllim identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy