
Rastet e reja me Covid-19 janë dyfishuar krahasuar me ditën e djeshme në Kosovë.
Kësisoj, 221 raste të reja infektimi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë si dhe një grua e moshës 80 vjeç nga Prishtina ka humbur betejën me këtë sëmundje.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë testuar 3160 mostra të dyshuara me Covid, ndërkaq janë shëruar 21 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.
Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.



