Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e sotme në zonën e njohur si fusha e mbetjeve në Fier. Sipas informacioneve paraprake, identiteti i viktimës nuk është konfirmuar ende, ndërsa dyshimet janë krijuar nga kqyrja e bërë në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme krimi në familje tronditi Fierin, ku 28-vjeçarja Irvana Medinaj u godit 31 herë me thikë, nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj. Sipas burimeve, plagët e marra në trup, shkaktuan vdekjen e menjëhershme të resë, e cila ishte edhe gjashtë javëshe shtatzënë.
Njoftimi i Policisë:
Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës", është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen "Sheq i madh", Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij. Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.
Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



