Aksidenti në Durrës, ndërron jetë 50-vjeçari

Aksidenti në Durrës, ndërron jetë 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të ndodhur pasditen e djeshme në Durrës. Një makinë tip “Benz” e cila qarkullonte me shpejtësi të lartë është përplasur me një motomjet dhe më pas me një biçikletë. Për pasojë ka humbur jetën 50-vjeçari që po lëvizte me biçikletë. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja duke u shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Rreth orës 17:30, në lagjen 14/1 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. Z, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. S, dhe një biçiklist shtetasin F. Gj. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi F.Gj, rreth 50 vjeç. Drejtuesi i automjetit shtetasi L. Z, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të aksidentit”, thote policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy