Kishte fshehur në makinë tre armë dhe 1580 fishekë luftarakë/  Shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova

Kishte fshehur në makinë tre armë dhe 1580 fishekë luftarakë/ Shpallet në kërkim 24-vjeçari nga Kosova

Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe DVP Durrës, ka zbuluar të fshehura në një automjet tre armë zjarri dhe 1580 fishekë luftarakë.

Automjeti, një Land Rover, kishte kaluar doganën nga Kosova për në Shqipëri me destinacion përfundimtar Republikën Demokratike të Kongos. Ky automjet kishte hyrë në Republikën e Shqipërisë më datë 20.12.2022 nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës.

Kontenieri ku ndodhej automjeti ishte mbajtur mbyllur në sheshin e kontenierëve në portin e Durrësit që prej dhjetorit të vitit 2022, pasi dërguesi nuk ishte paraqitur për të kryer veprimet doganore. Më datë 04.06.2025, Autoriteti i Degës së Doganës Durrës vendosi të hapte dhe kontrollonte kontenierin.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin Land Rover shërbimet e Policisë konstatuan  në brendësi të automjetit në një hapësirë të përshtatur 2 armë zjarri automatike, 1 armë zjarri pistoletë, 1580 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm dhe 12 krehra fishekësh për armë automatike dhe pistolete.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës dhe asaj Kufitare të Portit Durrës për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të posedimit të armëve dhe të përfshirë në trafikimin e armëve dhe municioneve nga Kosova me destinacion Republikën Demokratike të Kongos.

Konkretisht u shpall në kërkim shtetasi kosovar Y. I, 24 vjeç dhe vijon puna në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Armët e zjarrit do  dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për t’ju nënshtruar ekzaminimeve teknike, balistike dhe daktiloskopike për të parë nëse  janë përdorur  në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës po vijojnë veprimet hetimore në bashkëpunim dhe me autoritet kosovare për dokumentimin e plote ligjor të këtij rasti me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy